Kristen Bell ka shkëlqyer mbi tapetin e kuq dhe për pamjen e saj nuk ka ruajtur sekrete.
Aktorja 36-vjeçare u shfaq rrëzëllitëse në një fustan të zi me një dekolte të thellë.
Ajo mbërriti në mbrëmjen gala të “Golden Globes” mbrëmjen e së dielës dhe shumë aparate u fokusuan drejt saj.
Por pak minuta para se të shfaqej mbi tapetin e kuq, ajo ndau me ndjekësit një prej sekreteve të formës së shkëlqyer.
Bell nuk e pati problem të tregonte se poshtë fustanit kishte veshur një palë të brendshme me mbushje, që i jepnin formë të bukur fundshpinës së saj.



