
Kam folur me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin dhe ministrin britanik të Mbrojtjes Ben Wallace për pretendimet e rreme ruse se Ukraina po përgatitet të përdorë një ‘bombë të pistë’ në territorin e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shkruan se aleatët e hedhin poshtë këtë akuzë.
Rusia nuk duhet ta përdorë atë si pretekst për përshkallëzim. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën.
“Bomba e pistë”, cilësohet e ngjashme me një armë bërthamore, për shkak të përzierjes së eksplozivëve dhe materialeve radioaktive.



