Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikat e BE-së, Maja Kocijançiç ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate, në lidhje me akuzat që i janë bërë ambasadores së BEsë në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ditet e fundit ka pasur në disa media akuza te forta per Vlahutin dhe bashkëshortin e saj, por BE i hedh poshtë të tilla akuza, që lidhen me angazhimin e Vlahutin në reformën në drejtësi.
“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE-së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin. BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë.", thekson Koçijançiç.



