18 vite nga tragjedia e Gërdecit, Durda: Drejtësi për ne është gjykimi deri në fund i Fatmir Mediut

18 vite nga tragjedia e Gërdecit, Durda: Drejtësi për ne është gjykimi deri në fund i Fatmir Mediut

Geraldo Durda, një prej familjarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, shpjegon në “Të Paekspozuarit” në MCN se për familjet e viktimave të Gërdecit drejtësia nënkupton ndëshkimin e përgjegjësve për shpërthimin tragjik. 

Ai kujton se vëllai i tij u plagos rëndë nga shpërthimi ndërsa po luante me biçikletë pranë repartit dhe, pavarësisht operacioneve, nuk arriti të mbijetojë. Sipas tij, familjet kanë vazhduar për 18 vite të kërkojnë drejtësi dhe shpresojnë që çështja të gjykohet deri në fund. 

“Ndëshkimi i fajtorëve që sollën Gërdecin, kjo do të thotë drejtësi për ne. Vëllai ishte duke luajtur me biçikletë pranë repartit ku ndodhi shpërthimi. Ai pësoi shumë djegie në trup dhe iu nënshtrua disa operacioneve, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi. Fakti që jemi 18 vite më pas duke folur për këtë çështje është falë familjeve që kanë humbur të afërmit.

Në fakt i vetmi njeri politikë është Fatmir Mediu që i bënë gjithmonë presion PD për të qenë në listat e saj. Nuk jemi marrë kurrë me të pandehurin, por kemi kërkuar vetëm të ndëshkohet dhe të gjykohet për atë që ndodhi në Gërdec. Kur e kemi rihapur pas 16 vitesh kemi shpresë që do të gjykohet deri në fund. Po të mos kishim shpresë s’do të ishim sot.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy