Blogerja e ushqimeve prezanton recetat e thjeshta dhe ëmbëlsirat për tryezën festive të 31-dhjetorit

Blogerja e ushqimeve prezanton recetat e thjeshta dhe ëmbëlsirat për tryezën festive të 31-dhjetorit

Blogerja e njohur e ushqimeve Kristi Janku, e fundit e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi me disa nga këshillat e saj për tryezën e ushqimeve për ndërrimin e moteve.

Drupal Ad

Ajo prezantoj disa nga recetet e saj dhe u ndal te ëmbëlsirat të tjera që përveç bakllavasë tradicionale zënë vend në tryezën festive të 31-dhjetorit.

Një darkë është ajo dhe përgatitemi për një javë të tërë, dhe pastaj plasin sallatat, antipastat dhe ndërkohë është një dy orësh që je pranë tavolinës, pastaj varet sa argëtohet, mund të kërcesh, kështu që tryeza është aty dhe nuk është aty.

Unë jam pro një thirrje që të gatuajnë të gjithë, unë mendoj që të argëtohen të gjithë se nëse kthehet në detyrë është e lodhshme se ikën qejfi i darkës.

Pastaj janë më rendësi shtrimi i tavolinë, detajet e zbukurimit.

Unë e bëjë si recetë këtë melomakaronave, recetë tradicionale greke, që pëlqehet pafund. Ato duna kohë që të merresh me to, por nuk janë të vështira, është brum me lëng portokalli me miellin normal dhe miellin semola, që i gjen kudo, e bëj me vaj ulliri, bëhet një brum aq i shkrifët, ti e merr në dorë dhe e pjek dhe i gjithë sekreti është se i gjithë sherbeti qe krijohet e portokallin dhe pak mjaltë, ti vetëm i le 10 seç dhe i heq. Biskotë e larë më sherbet por ti e ha dhe nuk të jep gjendje që të mundoj gjithë ditën.

Sallata ruse më pëlqen shumë por i fus majonezë sa për të lidhur, misër, kastravecë turshi dhe mua më shijon shumë, e bëj një herë në vit dhe më shujona aq shumë.

Duhet bakllavaja në festën e ndërrimit të viteve por ka filluar të ndryshohet tendenca për torta në vend te bakllavasë, kjo është një tortë e mbuluar me krem gjalpë e fistik, kjo është torta bestseller dhe ka filluar si traditë të kërkohet.

Te bakllavaja alternative e bëj me pesë lloj ingredientë, me arra, fistike, bajame të kripëra dhe natyrale, bëhet një miks i thërrmuar, në formën e roleve, dhe në vend të sherbetit, kemi qumështin e  kondensuar, por kur e shijon nuk të rëndon, nuk është e qullur, por e lagur aq sa duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy