Arrestimet për inceneratorin e Tiranës/ Llabani: SPAK s’e ka kaluar ende vijën e kuqe. Veliaj është marrë në pyetje (VIDEO)

Arrestimet për inceneratorin e Tiranës/ Llabani: SPAK s’e ka kaluar ende vijën e kuqe. Veliaj është marrë në pyetje (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani komentoi në MCN Live vendosjen e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës, ku deri më tani janë ekzekutuar nga SPAK vetëm 4. Sipas Llabanit me këto arrestime SPAK tregon që s’e ka kaluar ende vijën e kuqe. Ajo po ashtu vë në dukje se Altin Dumani ka lënë të kuptohet se krybashkiaku Veliaj është marrë në pyetje lidhur me inceneratorin e Tiranës, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht. 

Priteshin prej 6 muajsh emrat e të arrestuarve, lakoheshin nga prokurorët si persona përgjegjës për pjesën e incenerimit të Tiranës. Në fakt i gjithë ky konkluzion që doli edhe me arrestimet e 15 punonjësve të bashkisë, ka treguar që SPAK s’e ka kaluar vijën e kuqe. Është një vijë që ndan njerëzit që mund të preken dhe s’mund të preken nga hetimi.  Ne nuk e dimë akoma çfarë ka në dosje, ne kemi vetëm 109 faqe, ku ka shumë detaje në lidhje me provat që prokurorët kanë arritur të mbledhin, dhe janë të mjaftueshme ose bindëse për gjykatën për të vendosur një masë sigurimi të kërkuar prej tyre, që mund të jetë burg, arrest shtëpie, dhe ne nuk e dimë nëse letra do jetë përgjegjësi penale dhe ligjore për Veliajn. Letra do çojë diku tjetër. Ne kemi një kryetar bashkie që është marrë në pyetje. Ne e kemi pyetur z.Dumani, dhe na la të kuptojmë që z.Veliaj është thirrur nga prokrurorët e çështjes dhe ka folur. Pastaj si është futur, është futur nga dera mbrapa, jashtë orarit të punës… Pyetja e kryetarit të bashkisë për këtë çështje do ishte lajm. Por nuk është detyrim i prokurorit që ta thotë që është marrë në pyetje. Në 109 faqe, ajo që më ka bërë përshtypje, është diferenca në hetim me z.Ahmetajn dhe bashkinë e Tiranës. Nëse për Ahmetajn informacioni është më i detajuar, në dosjen për Tiranën ka pak informacion, madje edhe persona që janë lënë në hije”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy