
Gjykata e Athinës në Greqi ka nisur të shqyrtojë akuzat për një grup kriminal që ofronte drogë në një restorant sushi. Mes 27 të akuzuarve janë edhe disa shqiptarë, të cilët furnizonin restorantin me kanabis. Aty ofrohej edhe kokainë, ndërsa droga porositej me fjalë të koduara.



