Mesazhi i vajzës së infektuar me COVID-19 në Shqipëri: Ky virus nuk është shaka, qëndroni në shtëpi

Mesazhi i vajzës së infektuar me COVID-19 në Shqipëri: Ky virus nuk është shaka, qëndroni në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot mesazhin e një vajze të infektuar me COVID-19, e cila është e karantinuar në shtëpi dhe u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, se ky virus nuk është shaka. Ajo ka dalë me zë dhe figurë, ku përmes një videoje ka dhënë një mesazh sa prekës dhe sensibilizues për të gjithë. Ajo tregon se është e infektuara nr.69 mes 76 të prekurve, teksa bën thirrje për të qendruar në shtëpi, pasi ankesat se brenda mbyllur mërzitesh, "nuk janë asgjë krahasuar me momentin kur mjekët vijnë e të marrin analizat dhe të trajtojnë si mbetje kimike".

Kryeministri Edi Rama shprehet: “Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!”

Po ashtu Kryeministri shton se “Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. “Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta”, shprehet Rama.

Vajza e infektuar nga COVID -19 iu bënë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sepse ky virus nuk është shaka.

Në video, vajza e infektuar tha se “numri i të infektuarve ka kaluar nga 65 në 70 ditën e djeshme dhe kjo më bëri mua numrin 69 të infektuar nga koronavirusi. Edhe me këtë rezultatet me kanë dalë pozitive për virusin. Lajmërimi publikisht nuk është qëllimi i videos. Këtë video e nisa sepse vazhdoj në internet të shoh postime pafund ku ankohen për shkeljen e të drejtave me karantinimin apo nuk po i merr njeri parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda. Dhe përveç kësaj shoh vazhdimisht njerëz që vazhdojnë jetën normalisht. Domethënë dalin, lëvizin dhe sidomos në lagjen time, tashmë është bërë e ditur se jemi dy veta të infektuar dhe kushedi sa të tjerë këtu”.

“Pasojat psikologjike të qëndruarit në shtëpi sidomos kur je i shëndetshëm, më besoni janë krejtësisht të papërfillshme me pasojat që le virusi, le të shikosh një familjar që ta merr ambulanca të cilin do kesh kontakt telefonik ku dihet sa kohë. Përveç kësaj pasojat që do kesh kur të vinë të bëjnë analizën dhe të trajtojnë sikur je një mbetje kimike, sepse fundja në këtë pikë ke të njëjtë rrezikshmëri për të tjerët. Nuk kemi pas kontakte me njerëz të infektuar, nuk kemi patur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë nuk kemi pasur kontakte me njerëz që kanë shfaqur simtoma. Nuk e dimë nga e kemi marrë”.

“Kjo do të thotë se nuk janë rrezik potencial ata që kanë ardhur nga Italia, apo persona që kanë patur kontakt me ta për shumë e shumë njerëz, por është një rrezik që ne nuk mund ta shohim dhe nuk e kemi përballë”, tha ajo.

Po ashtu vajza e infektuar thekson se ky virus nuk është shaka, qëndroni në shtëpi.

“Ky virus nuk është shaka. Po ua thotë dikush që po vuan pasoja. Po ua thotë dikush që ka dikë të shtruar në spital dhe po ua thotë dikush që është karantinuar momentalisht në shtëpi, me zero kontakt njerëzor. Nuk po hiperbolizoj kur them se ky virus nuk është luftë individuale për secilin prej nesh është një luftë tashmë e gjithë njerëzimit dhe ne duhet të bëjmë diçka shumë të vogël në krahasim me atë çfarë po bëjnë mjekët, infermierët, kërkuesit. Ne na duhet, thjesht të rrimë në shtëpi të mos infektohemi dhe të mos infektojmë të tjerët, që tu mos rrisim barrën këtyre mjekëve këtyre kërkuesve, t’u lemë atyre mundësin që mund t’i gjejnë zgjidhjen këtij problemi”, tha ajo.

Në fund ajo shpreson se videoja e saj ka përcjellë mesazhin e duhur, kryesisht tek të rinjtë.

“Duke shpresuar që kjo video t’ua bëjë situatë pak më të prekshme dhe pak më reale për të krijuar një farë sensibilizimi tek ju. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Ju lutem telefononi urgjencën nëse keni simptoma dhe kujdesin nuk u them vetëm për veten tuaj por dhe për të tjerët jo vetëm familjarët por dhe çdokënd tjetër edhe një të panjohur në rrugë, sepse këtu bëhet fjalë për përgjegjësi për jetën e tjetrit”, tha në fund ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy