Dështon takimi i parashikuar në Jeruzalem, mes Papës dhe patriarkut Kirill të Rusisë

Dështon takimi i parashikuar në Jeruzalem, mes Papës dhe patriarkut Kirill të Rusisë

“Marrëdhëniet me Patriarkun e Moskës janë shumë të mira, por më vjen keq që Vatikanit i është dashur të pezullojë një takim të dytë me Patriarkun Kirill, të cilin e kishim planifikuar për në qershor në Jeruzalem.

Kështu thotë Papa Françesku në një intervistë për gazetën argjentinase La Nacion, raporton Ansa.

“Diplomacia jonë e ka kuptuar se një takim i ne të dyve në këtë kohë mund të krijojë shumë konfuzion. Unë kam promovuar gjithmonë dialogun ndërfetar. Kur isha kryepeshkop i Buenos Aires, bashkova të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët në një dialog të frytshëm. Ishte një nga iniciativat për të cilat krenohem më shumë. Është e njëjta politikë që unë promovoj në Vatikan. Siç më keni dëgjuar të them shumë herë, për mua marrëveshja dominon ndaj konfliktit.

Pak ditë më parë, Patriarku rus Kirill, aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, u bëri thirrje mbështetësve të Rusisë që të bashkohen për të luftuar “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Moskës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy