SPAK fut në test kreun e BKH, nga CV tek pompat dhe testi i të vërtetës me poligraf/ Si u zgjodh Aida Hajnaj mes 41 kandidatëve në vitin 2020 (VIDEO)

SPAK fut në test kreun e BKH, nga CV tek pompat dhe testi i të vërtetës me poligraf/ Si u zgjodh Aida Hajnaj mes 41 kandidatëve në vitin 2020 (VIDEO)

Për herë të parë nga krijimi, Byroja Kombëtare e Hetimit është futur në ethet e garës për pasuesin e drejtuesit që i mbaron mandate më 31 gusht 2025.

Më 28 korrik të 2020, për herë të parë Prokuroria e Posaçme nga komisioni i përzgjedhjes propozoi si drejtues për Byronë Kombëtare të Hetimit znj. Aida Hajnaj.

Emisioni FactCheck sjell një kronologji të kësaj gare që i dha mandatin 5 vjeçar znj.Hajnaj për të drejtues të konsideruarën FBI shqiptare.

Në fazën e parë të aplikimit asokohe garuan 41 kandidatë.

Drupal Ad

Verifikimi i dokumentacionit të kërkuar reduktoi listën në vetëm 18 kandidatë që kishin dosje të plota për tiu nënshtruar më pas testit fizik.

Faza e tretë pasi përfundoi dhe testi fizik duke përfshirë edhe aftësitë trupore në repartin e forcave speciale RENEA ju dha të drejtë të vazhdojnë garën vetëm 8 kandidatëve.

Mes tyre që u kualifikuan ishin Ervin Hodaj, Aida Hajanaj, Ardian Çipa, Idajet Faskaj, Lindita Nushi, Artur Beu, Ylli Pjetërnikaj dhe Gentjan Shehaj.

Pas intervistimeve të tetë kandidatëve, faza finale e pasurisë dhe figurës mbeti me 4 garues dhe nga kjo garë u skualifikuan z.Ervin Hodah, z.Artur Beu dhe z.Idajet Faskaj. Për komisionin e Vlerësimit të garuesve përbërë nga z.Arben Kraja asokohe drejtues i SPAK dhe dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra kandidati që plotësonte edhe kushtin sipas nenit 6 pika a e ligjit 95/2016 ishte znj.Hajnaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy