Trashëgimtarët politikë/ Dyrnjaja: Biznes familjar, parlamenti po shkon drejt memecërisë totale (VIDEO)

Trashëgimtarët politikë/ Dyrnjaja: Biznes familjar, parlamenti po shkon drejt memecërisë totale (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja, thotë se parlamenti po shkon drejt memecërisë totale me kandidatët për deputetë ku në listat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike spikasin fëmijët e politikanëve.

Duke folur për MCN Live, ai e cilësoi një lloj grotesku politik atë që po ndodh në Shqipëri dhe ku politika është kthyer në një biznes familjar.

Sipas tij, parlamenti është kthyer si një ministri plus të qeverisë ku ka shumë njerëz që nuk flasin, të cilës janë si punonjës të burokracisë shtetërore, por që legjislativisht nuk prodhojnë asgjë në parlament.

Politika është kthyer në një biznes familjar, ku babai ia lë vendin djalit apo vajzës. Si po e perceptojmë politikën, si një marrëdhënie qejfi, tekash?

Kryesisht këtu janë njerëz të gjithë pa kontribut, përveç Arben Pëllumbit i cili është djali i Servet Pëllumbit, është derivat i babait, por që ka ardhur nga biznesi si element.

Klevis Balliu vjen për shkak të së shkuarës së babait të tij, Fahri Balliut. Andi Mustafaj vjen nga babai diplomat, politikan, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Admir Kadeli vjen nga i ati që ka pasur të kaluar sa te PS te LSI. Pikëpyetja është se çfarë i lidh këta me politikën dhe pse janë angazhuar këta në politikë?

Shumica janë në Partinë Socialiste dhe pse Rama zgjodhi këtë moment që të bëj këtë rokadë mes babait dhe pinjollëve, a janë familje me një të shkuar politike?

E kemi këtë lloj të shkuare të mbjellë dhe të trashëgueshme? Jo! Atëherë çfarë i lidh? Interesi.

Agron Çela ka bërë kapërcime nga PS te LSI. Orlando Rakipi është djali i Aqif Rakipit, deputetit të PS, i cili ka qenë në parlament dhe nuk është dëgjuar asnjëherë.

Nuk ia kemi dëgjuar ndonjëherë zërin e tij politik. Çfarë domethënë të jesh deputet, si bëhesh deputet, pse dhe për çfarë? Unë e kuptoj që Rama po merr ca njerëz që i krijojnë atë rehatinë e votës.

Se të gjithë kur vjen fjala te fëmija, investohen maksimalisht. Kujtojmë se Orlando Rakipi ka thyer dhe herësin.

Duhet të jesh gjeni politik që të bësh këtë kapërcim të madh, kur njerëz me emër dhe cilësi të spikatur nuk e arrijnë dot.

Kujtojmë se Ervin Bushati kryetari i PS për Tiranën, nuk mori dot as 2 mijë vota.

Për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur askush nuk e ka të ndaluar për sa kohë nuk ka probleme me ligjin.

Parlamenti është kthyer si një ministri plus e qeverisë me një staf prej 120 vetësh.

Aty ka shumë njerëz që nuk flasin, janë si punonjës të burokracisë shtetërore, ndërkohë ne na duhen përfaqësues që prodhjojnë ligjvënës, debat, prodhojnë mendim, alternativë qeverisëse.

Nëse qeveria vendos ta rrisë pensionin X, duhet të ketë një alternativë. Parlamenti po shkon drejt memecërisë totale.

Mendoni një çast që lista e hapur e PS është një betejë e atyre që janë për jetë politike dhe karrierë politike. Kanë vite te angazhuar me aksion politik, me maturi.

Kjo është pak por e sigurt kandidatët janë “Po, shef!” Por pjesa tjetër janë dhe ata që kanë karrierë, se kështu është kthyer parlamenti.

Por ne po thyejmë rekord në groteskun se çfarë është politika dhe parlamenti. Nëse dikush zgjedh ta bëj fëmijën me shkollim në Oxford, është legjitime.

Por të arrish deri në ambicien që ta bësh fëmijën deputet, se duan ta vendosin si një objektiv luksoz, se si të kesh një makinë luksoze.

Ata mendojnë se puna më e mirë është të jesh deputet, është status. Këtu jemi përballë një falimenti politik.  

Xhenis Çela, që është vajza e Agron Çelës, i cili për shkak të problemeve që ka me SPAK, ka vendosur që ti transferojë votat e veta vajzës.

Edi Ramës nuk i intereson se kush është kush, i intereson vetëm të jetë Kryeministri, se nuk ka për ti marrë mendim, ka për ti marrë votën dhe kaq.

Orlando Rakipin e thamë, mund të jetë djalë shumë i mirë, por nga pikëpamja e kontributit politik, është një zë i shuar, ende pa lindur.

Arben Pëllumbi erdhi nga biznesi, dje dëgjova se ka marrë një leje tek këto investimet strategjike. Kur ti thua pse shërben mandati i deputetit. Ja që shërben shërben, për dikë që e ka në këtë prizëm.

Për dikë tjetër që të mbajë staturën politike. Për dikë që të bëjë atraksion, se kështu është katandisur politika. Klevis Balliu ka një kontribut politik se është angazhuar dhe politikisht dhe është maturuar.

Andi Mustafaj, ka indikatorët që të lënë të kuptosh se ky është një prurje e mirë në politikën e ditës, gjithë të tjerët janë një heshtje e madhe, se çfarë do prodhojnë legjislativisht në parlament.

Ky sistem duhet rrëzuar. Është një sistem që nuk ka rëndësi se kush shkon në parlament, por vetëm të jenë ca kukulla, këta janë disa pohues të heshtur, qofshin në opozitë apo mazhorancë, por nuk do jenë kurrë në pritshmëritë tona.

Ne çdo lloj sistemi do e keqpërdorim, nuk ka rëndësi se çfarë sistemi zgjedhim, por si e përdorim atë.

Kjo është mënyra se si qasemi ndaj fenomenit dhe objektivit. Në mendësinë tonë ka gjithmonë një rrugë alternative, që nuk është e duhura dhe e drejta.

Ne kryesisht prodhojmë artifica të ndryshme për të devijuar nga sistemi. Kjo ka krijuar artifica. Vetë politika në vetvete nuk ka besim që zgjedhjet do jenë të drejta.

Duke u futur faktor X në politik, logjikisht mendohet se do deformohet vota dhe rrjedhimisht dhe besimi. Vazhdon një kalvar i gjatë betejash gjyqësore.

Në këtë mënyrë ne deformojmë vullnetin edhe pse ato duken si vota popullore dhe vota të merituara të çdo kandidati.

Sprovë e fortë është për një tjetër figurë politike, si Fatmir Xhafaj që ka thyer herësin. Këtë herë Xhafaj do i fitojë zgjedhjet, për të thyer bindjen se kontribuuesi kryesor ishte Erion Veiaj.

Fatmir Xhafaj është një socialist që do marrë votat e socialistëve. Se socialistët janë të pa përfaqësuar, kush do i përfaqësojnë këta? Njohin ndonjë nga këta? Harroje!

Vetëm nëse do jenë të rekomanduar se ti do shkosh të votosh për këtë. Se ndryshe do shkojnë te emrat përfaqësues popullor, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj apo Erion Braçe.

Kjo lloj shtrese do rrëmojnë mes listës së emrave që identifikojnë këta lloj votuesish. Është ndërrim gjaku, po si? Po ndërrohet gjaku brenda PS, me logjikën e askujt.

Nga pikëpamja politike kjo është një gjë që na vendos para një pozite të vështirë dhe çfarë parlamenti do kemi nesër nga pikëpamja e vlerave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy