
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha homologut të tij iranian, Hassan Rouhani, të martën se ai mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, por që Teherani kishte nevojë të përmbushte plotësisht angazhimet e veta.
"Kreu i Elysee i kujtoi vullnetin e Francës, Britanisë, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës, për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes së Vjenës në të gjitha dimensionet e saj", tha zyra e Macronit në një deklaratë pasi dy krerët folën me telefon.
"Presidenti e informoi Presidentin Rouhani për përparimin në punën që po bëhej në anën tonë. Ai shpresonte që Irani, nga ana e tij, do të përmbushë detyrimet e tij pa asnjë dyshim", vazhdon më tej deklarata e Presidencës franceze.
Macron konfirmoi se një takim ministror do të mbahej në javët e ardhshme në Vjenë. Burimet diplomatike franceze, raporton Reuters, thanë se takimi ka gjasa të ndodhë gjatë javës së 25 qershorit.



