Prada drejt blerjes së Versace

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të marsit për shitjen, nëse negociatat shkojnë mirë.

Raportohet se është arritur një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë së modës Versace deri në 1.5 miliardë euro.

Bloomberg shkruan se me Versace, Prada do të ishte në gjendje të krijonte një grup italian të aftë për të konkurruar më mirë me gjigantët globalë në këtë sektor, mbi të gjitha LVMH dhe Kering.

Për Italinë, pas dekadash në të cilat markat italiane përfunduan në duar të huaja, një marrëveshje e mundshme përfaqëson një përmbysje të trendit në botën e luksit.

Capri Holdings bleu Versace në 2018 për 1.83 miliardë euro duke përfshirë borxhin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy