Qyteti Metoula, i cili është nën sulmin me raketa antitank nga Libani është shpallur zonë e mbyllur ushtarake nga ushtria izraelite.
Civilëve u është kërkuar të mos i afrohen zonës dhe banorëve të Metoula-s të evakuojnë zonën.
Të paktën tre persona janë plagosur nga të shtënat.
Ushtria izraelite njoftoi se po i kundërpërgjigjet të shtënave duke synuar zonën nga erdhën raketat.
Raketa të tjera antitank dhe të shtëna me armë kishin në shënjestër Margaliot-in, afër Kiryat Shmona dhe ushtria izraelite është përgjigjur me zjarr artilerie.



