Zbret në Tiranë John Carry. Në viztë historike Sekretari i Shtetit Amerikan mbërrrin në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në orën 9:50, ku është pritur nga Presidneti i Shqipërisë Bujar Nishani si dhe ambasadori i SHBA i akredituar në Tiranë Donald Lu.
Kerry ka pasur një komunikim të shkurtër me presidentin Bujar Nishani më këmbë, ku prezent ishte edhe Ambasadori Donald Lu.
Kerry qëndroi vetem 10 min në aeroport pas zbritjes së tij dhe është nisur drejt qëndrës së Kryeqytetit për të zhvilluar takimin e parë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati që do e pres në kryeministri dhe më pas me kryeministriun Edi Rama ku do të mbajnë edhe konferencën e përbashkët për shtyp. Sipas axhendës Kerry takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike Lulzim basha tek hotel Rogner.
Kerry është i pesti Sekrtar i Shtetit që viziton Shqipërinë pas vitit 1990.



