Festival i vërtetë në rrugë, Tajlanda feston Vitin e Ri duke u lagur me ujë (FOTO)

Festival i vërtetë në rrugë, Tajlanda feston Vitin e Ri duke u lagur me ujë (FOTO)

Çdo vit në mes të muajit prill bie Viti i Ri tajlandez, Songkran. Për ta festuar atë, mbahet Songkran Water Festival (Festivali i Ujit Songkran), i cili organizohet për tre ditë, me data të ndryshueshme çdo vit, por zakonisht midis 9 dhe 16 prillit, një festë në të cilën njerëzit në rrugë fillojnë një “betejë” të vërtetë me ujin.

Në fakt Songkran është kryesisht një festë fetare e cila shënon fillimin e vitit budist. Sipas traditës, ofertat i bëhen tempullit duke lyer statujat e Budës me spërkatje uji dhe duke pastruar tërësisht shtëpitë e tyre.

Gjatë festimeve, për të uruar fat dhe për të “larë” fatin e keq në një mënyrë shumë më festive, u hidhet ujë kalimtarëve, duke lëshuar një luftë të vërtetë me kova me ujë. Ka shumë mënyra që përdoren për të hedhur ujin, nga kovat dhe deri te armët lodra.

Nëpër shtëpi qytetarët futen në punë për të hequr gjërat e tepërta dhe për të pastruar mjediset, njerëzit mblidhen me miqtë dhe të afërmit dhe më pas shkojnë në tempuj për t’u lënë ofertat hyjnive.

Por rruga është vendi ku njerëzit festojnë, duke i dhënë jetë një feste të lumtur dhe të shkujdesur me një betejë të vërtetë ujore që gjarpëron nëpër sheshe, livadhe dhe parqe ku përfshihen qytetarë, turistë dhe kalimtarë. Në këtë rast uji bëhet simbol i pastrimit i cili ka për detyrë të largojë energjitë negative dhe papastërtitë.

Mes procesioneve fetare dhe lojërave shumëngjyrëshe, ngrihen edhe stacione për të hedhur ujë mbi të gjithë kalimtarët.

Në ditët e festave, statujat e Budës nxirren nga tempujt dhe shfaqen para publikut që i lanë ato dhe i pastrin. Ata vendosen gjithashtu në karroca të hapura dhe transportohen për të kryer ritin e pastrimit edhe jashtë tempujve

Në Chiang Mai dhe zona të tjera të vendit, si Ayutthaya, edhe elefantët janë të përfshirë në festë. Kafshët përdoren për të spërkatur ujin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy