
Analisti Genc Burimi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” në MCN tha se Jared Kushner nuk do investojë paratë e veta në ishullin e Sazanit, por të Katarit.
Sipas Burimit, në SHBA përflitet se Kushner është thjesht një menaxhues fondesh dhe në rastin konkret ai është ndërmjetës për llogari të arabëve.
“Nuk investon Jared Kushner, është fond sovran dhe për mendimin tim investojnë arabët siç kanë ndodhur dhe herë tjera.
Ai është një ndërmjetës dhe janë paratë e Katarit dhe të Emirateve. Kushtneri është ai që investon për llogarinë e tyre, por nuk është ai që investon. Pronari i vërtetë janë arabët. Ai paguhet thjesht si menaxhues i fondit.
Arabët kur u krijua ky fond, u krijua para 7 Tetorit dhe ky fond u krijua që pjesa më e madhe e tij të derdhej në Izrael. Pas shpërthimit të konfliktit arabo-palestinez e prishi këtë marrëveshje.
Investimi I parë është një palestër gjermane E-Gym dhe tjetri është një ndërmarrje izraelit dhe e treta është në Shqipëri.”



