Turqia ka mbyllur disa shoqata kyçe bamirësie për fëmijët, grupet për të drejtat e njeriut dhe shoqatat e grave, në atë që një studiues në organizatën ”Human Rights Watch” bëri thirrje sot për një zhvillim alarmant, që mund të sinjalizojë një valë të re goditjesh.
“Qeveria thjesht nuk dëshiron zëra kundërshtues, asnjë zë që bie ndesh me të sajin”, deklaroi Emma Sinclair-Webb, studiuese turke në ”Human Rights Watch”.
Një urdhër u lëshua të premten duke pezulluar operacionet e 370 organizatave jofitimprurëse, me pretendimin se kanë lidhje me terrorizmin.
Ky urdhër vjen pasi 10 deputetë të Partisë Demokratike Popullore pro-kurde janë nën arrest, më shumë se 100 gazetarë janë burgosur, dhjetëra mijëra nëpunës civilë janë pushuar nga puna dhe dhjetëra mijëra persona të tjerë janë burgosur që prej grushtit të shtetit të dështuar.



