Molla e kuqe ndihmon personat me kimioterapi

Molla e kuqe ndihmon personat me kimioterapi

Problemi i lidhur me humbjen e flokëve të pacientëve me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë së shpejti mund të zgjidhet. Ndihma mund të vijë nga natyra, nga një mollë e kuqe e thjeshtë.

Zbulimi u arrit gjatë një studimi nga Departamenti i Farmacisë në Universitetin e Napolit "Federico II", teste të kryera te ky frut. Detajet e studimit u shpjeguan për Ansa nga profesori Ettore Novellino, drejtor i Departamentit të Farmacisë.

"Në rrjedhën e studimeve tona ne kemi gjetur se disa komponentë të mollës së kuqe rriten në flokët tuaja. Ne kemi arritur me testet e kryera të tregojmë se në bazë të saj ndodh një forcim dhe rritje të flokëve, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Tani ne jemi, duke punuar për aplikimet terapeutike, për përdorimin e saj edhe gjatë kimioterapisë, në ciklin e tretë të saj kur flokët e pacientëve bien të gjitha, dhe kjo krijon një siklet më vete të tyre. 

Disa prova tregojnë se duke përdorur një dozë të saj, pothuajse një muaj para kimioterapisë, si dhe duke konsumuar mollët e kuqe edhe gjatë kimioterapisë, ato nuk do të bien shumë”, tha Novellino. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy