“Rusia braktis kufomat e ushtarëve për të mos dëmshpërblyer familjet”

“Rusia braktis kufomat e ushtarëve për të mos dëmshpërblyer familjet”

Nëse nuk ka trup për të varrosur, nuk ka asnjë kompensim! Ky është mekanizmi dramatik i vendosur nga rusët siç raportohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, nëpërmjet zëdhënësit Oleg Nikolenko.

Rusët nuk marrin kufomat e ushtarëve nga fusha e betejës sepse, sipas legjislacionit të tyre, familja e çdo personi të vdekur merr shtatë milionë rubla.

Nëse ushtari mungon, nëse nuk ka trup, do të thotë se nuk ka para për dëmshpërblim.

Deklarata e Nikolenko vjen në një intervistë për Irish Time.

Sipas agjencisë ruse Interfax, në mars Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në Këshillin e Sigurimit rus se familjet e ushtarakëve të vrarë në të ashtuquajturat “operacion special ushtarak” në Ukrainë ata do të merrnin një shumë prej 7.421 milionë rubla (rreth 121 mijë euro), përveç një tarife mujore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy