
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është takuar këtë të mërkurë me homologun kosovar Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Nikolla e cila ka ndarë foto nga takimi në Facebook.
Krahas fotove me kryeministrin e Kosovës, Nikolli shkruan se diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit kah rezultateve në rrugëtimin drejt BE-së.
Ndërsa krahas fotove me kryeparlamentarin Konjufca, Nikolli shkruan se së shpejti do të intitucionalizohet në Tiranë një tryezë e kryetarëve të komisioneve parlamentare.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Kosovës për një takim “kokë më kokë” me homologun Albin Kurti pas një ftese të këtij të fundit.
Rama tha se me t’u kthyer nga Asambleja e OKB-së do të nisë përgatitjet për “Mbledhjen e Përbashkët”.



