Arsyeja pse 60% e europianëve edhe pse hanë, nuk shtojnë peshë

Arsyeja pse 60% e europianëve edhe pse hanë, nuk shtojnë peshë

Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni genetik, kanë fatin në anën e tyre. Siç raporton gazeta gjermane ‘Bild’, e cila citon studime spanjolle, ky mutacion genetik ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të ushtrohen pak dhe të konsumojnë sasi të mëdha alkooli, por të mos shtojnë shumë peshë.

Studiuesit nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me qendër në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar genesh ruajnë më pak yndyrë në trupin e tyre. Kjo sepse ky gen është i përfshirë në “ushqyerjen” e qelizave.

Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion geni ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij.

Në kërkim të mutacioneve të geneve që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën material dhe të dhëna gjenetike si pesha trupore, indeksi i masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit, në një kampion prej 790 vullnetarësh.

Ekipet e shkencëtarëve analizuan lidhjet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme genesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit.

Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit të genit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.

Ne zbuluam se kafshët eksperimentale me këtë mutacion geni kanë nga 10 deri në 15% më pak yndyrë.

Është ky shpjegimi që jep Alegio Efeyan, një nga autorët e studimit, cituar nga mediat greke.

Megjithatë, efekti i mutacionit të genit nuk mund të kapet lehtësisht te njerëzit, kështu që është e vështirë të vlerësohet se sa i fortë është efekti i genit në ruajtjen e yndyrës dhe përbërjen e trupit.

Thënë ndryshe, nuk është rasti që ata që janë bartës të këtij mutacioni geni, mund të hanë së tepërmi pa u shëndoshur.

Megjithatë, siç shpjegon ai, studimi i publikuar në revistën mjekësore “Genome Biology”, mund të luajë një rol vendimtar në kuptimin e mutacioneve të geneve që lidhen me obezitetin dhe për rrjedhojë, në luftimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy