Biden: Obama po kthehet

Biden: Obama po kthehet

Barack Obama është i gatshëm të rikthehet në politikën aktive. Ky fakt është bërë i ditur nga ish-zv.presidenti Joe Biden, i cili gjatë një darke zyrtare tha se Obama do të jetë aktiv në Partinë Demokratike.

Biden hodhi poshtë zërat sipas të cilëve ai do të kandidojë për president në vitin 2020, por theksoi se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë formë debatit publik.

“Jam i gatshëm të mbledh fonde, të përzgjedhim kandidatë, të bëjmë fushatë. Kështu që Barack, kur të duash, më vër në dijeni”, tha Biden.

Që nga largimi prej Shtëpisë së Bardhë 100 ditë më parë, Obama është fotografuar me pushime në Karaibe. Pak ditë më parë, ai mbajti të parin fjalim pas dorëzimit të detyrës. Obama foli para të rinjve në Çikago, por nuk përmendi as zhvillimet politike dhe as pasardhësin e tij, Donald Trump. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy