Tusk: “Sofja” vendos të ardhmen e Ballkanit (VIDEO)

Tusk: “Sofja” vendos të ardhmen e Ballkanit (VIDEO)

Në vizitën e tij në Beograd, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ritheksoi se qëllimi i turit të tij ballkanik është pikërisht vendimi që do të merret në samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandër Vucic, Tusk e bëri të qartë se Samiti i Sofjes do të vendosë për të ardhmen e Rajonit.

Arsyeja e vizitës sime është takimi në Sofje (ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor) që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij takimi është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në takimin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar për integrimet evropiane.

Por çështja e Kosovës nuk mund të kalonte pa u diskutuar në këtë takim.

Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje ajo do të jetë pengesa për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha presidenti serb duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm për kompromis por “nuk do të pranojë asnjë përulje”. Ndërkohë presidenti I Komisionit Europian, pikërisht duke iu referuar ndërhyrjes së Rusisë dhe thirrjes së politikës së Prishtinës për të përfshirë në process dhe palë të tjera, tha se vendimi I përket vetëm Serbisë dhe Bashkimit Europian.

Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Washingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t’ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë të ruajmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin”,

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy