Këshilltari i Kievit në OKB: Rusia ka rrëmbyer të paktën 230 mijë fëmijë ukrainas

Këshilltari i Kievit në OKB: Rusia ka rrëmbyer të paktën 230 mijë fëmijë ukrainas

Rusia po merr fëmijë ukrainas në territorin e saj për të shkatërruar kombin ukrainas. 

Kjo është ankesa e ngritur nga Serhiy Dvornik, këshilltar i Misionit të Përhershëm të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, gjatë një debati të hapur në Këshillin e Sigurimit për mbrojtjen e civilëve në situata konflikti.

Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, mes 1.4 milionë qytetarëve ukrainas të dëbuar me forcë në Rusi, është një krim që synon të shkatërrojë kombin tonë duke e privuar atë nga brezat e tij të rinj, që është një manifestim modern i kolonializmit.

Si rezultat i sulmeve me raketa dhe artilerie në qytetet e Ukrainës, dhjetëra mijëra civilë u vranë dhe shumë u plagosën, pothuajse 220. 000 njerëz humbën shtëpitë e tyre. Për më tepër, miliona qytetarëve u është dashur të largohen nga territoret e pushtuara ose të prekura nga lufta, 8 milionë janë zhvendosur brenda vendit, 6.5 milionë janë larguar nga Ukraina si refugjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy