
Holanda ka regjistruar fitoren e dytë, në po kaq ndeshje në Europian. “Tulipanët” kanë mposhtur ditën e sotme Austrinë me rezultatin 2-0.
Ishte Memphis Depay që i dha avantazhin skuadrës së De Boer, teksa shndërroi në gol një penallti të fituar nga Dumfries në minutën e 11-të. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili në minutën e 67-të vulosi rezultatin 2-0.
Holanda zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren. Holandezët sigurojnë kështu kalimin e grupit, teksa kryesojnë grupin C me 6 pikë, ndërkohë që kanë edhe një ndeshje tjetër për të luajtur.



