Rusia sulmon me raketat hipersonike “Kinzhal”, qytetet ukrainase mbeten në terr

Rusia sulmon me raketat hipersonike “Kinzhal”, qytetet ukrainase mbeten në terr

Ukraina është përfshirë nga një valë sulmesh me raketa mbrëmjen e kësaj të shtune. Sipas mediave të huaja, Rusia përdori raketat hipersonike “Kinzhal” për të goditur objektivat strategjike ushtarake dhe energjetike në të gjithë vendin. Si pasojë, disa qytete të mëdha, përfshirë Kievin, Zaporizhzhian dhe Kharkivin, raportohet të jenë pa energji elektrike.

Kompania shtetërore e energjisë Tsentrenergo njoftoi se të gjitha termocentralet e saj kishin pezulluar punën pas goditjeve nga raketat. U raportua se termocentralet Zmiyivska, Pridneprovskaya dhe Tavricheskaya, si dhe Hidrocentrali i Kremenchuk, janë dëmtuar rëndë. Ndërkohë, objektivat e tjerë të sulmit ishin dhe baza ajrore në Kiev. 

Prej muajsh Ukraina është në një krizë energjie, ndërsa objektivi kryesor i Rusisë mbetet goditja e centraleve energjitikë dhe bazave ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy