Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë ditën e sotme Shtëpinë e Bardhë për një takim privat me Presidentin Joe Biden.
Të dy aleatët janë bërë gjithnjë e më të zëshëm për shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë Rusinë me armë.
Një hap që mund të ndryshojë rrënjësisht trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara.
Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë dhe kombet europiane në përgjithësi kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në futjen e një linje të ashpër ndaj Pekinit.
Tema kryesore e diskutimit do të jetë Ukraina, duke përfshirë diskutimet që të Scholz dhe Biden kanë zhvilluar kohët e fundit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po i bën presion Perëndimit për armë më të fuqishme ndërsa përgatitet për një kundërofensivë pranverore kundër Rusisë.



