Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf ka zhvilluar ditën e sotme një takim mee kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në këtë qytet, Himarë dhe Sarandë.
Në njoftimin e bërë nga Ambasada Gjermane në Tiranë, thuhet se Zingraf dhe Leli vizituan impiantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri.
Ambasadori Zingraf është shprehur se mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. “Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit”, u shpreh Zingraf.



