Shtëpia e Bardhë deklaroi se Kolumbia ishte tërhequr nga qëndrimi i saj, duke pranuar dispozitat e Presidentit Donald Trump për riatdhesimin e emigrantëve, pas kërcënimit për hakmarrje serioze.
Prandaj, administrata Trump do të pezullojë rritjen e tarifave dhe shumicën e sanksioneve, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë nga ana e Kolumbisë nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm.



