Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar me iniciale A. D., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin O. H., 25 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Shkodër Goditi me sende të forta një 25-vjeçar, identifikohet 38-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Qemal Stafa”, ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti. Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin O. H., 25 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



