Janë mbyllur pesë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën 14-të.
Tre ndeshje u mbyllën në barazim pa gola. Vora u ndal nga Burreli, njëjtë si Besa që barazoi me Apoloninë. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Korabi-Luzi.
Bylis nuk di të ndalet, teksa mposhti 0-2 në transfertë Tomorin, ndërsa Flamurtari fitoi minimalisht ndaj Kastriotit.



