Në hapësirë do të shkojnë më shumë femra, një studim zbulon se truri femëror është më rezistent

Në hapësirë do të shkojnë më shumë femra, një studim zbulon se truri femëror është më rezistent

Duket se “luftën” meshkuj-femra, në hapësirë e fitojnë këto të dytat. Truri femëror i reziston më mirë bombardimit të vazhdueshëm të rrezeve kozmike të rrezikshme. Përfundimi është arritur pas një eksperimenti të kryer me minjtë nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë dhe San Francisco-s. Rezultatet e publikuara në revistën “Brain, Behavior and Immunity”, nëse konfimrohen edhe te njerëzit, mund të kushtëzojnë në të ardhmen përzgjedhjen e astronautëve që dëgohen me misione në Hënë dhe Mars.

“Falë mbështetjes së NASA-s, - thotë Susanna Rosi, shkencëtare italiane që ka koordinuar eksperimentin, - po planifikojmë studime të reja për të kuptuar mekanizmat specifikë që qëndojnë pas këtyre diferencave kaq të thella mes dy gjinive. Besojmë se qelizat e trurit, të njohura si mikroglia e mbrojnë trurin femëror nga sulme si ato të rrezatimit të hapsirës: të kuptosh çfarë i bën këto qeliza më rezistente do të jetë thelbësore për zhvillimin e trajtimeve ad hoc”.

Eksperimenti i kryer me minjtë tregoi se këta të fundit, pasi u ekspozuan ndaj rrezeve kozmike artificiale (miks protonesh, heliumi dhe hidrogjeni), në rastin e minjve femra dolën pa asnjë ndikim në tru, ndërsa minjtë meshkuj treguan shenja hutimi, vështirësi në ndëveprim dhe hezitim për të lëvizur në mjedisin që i rrethonte.

Në trurin e tyre u vu re shtim i aktivitetit të mikroaglias (e cila përbën imunitetin e sistemit nervor qendror) dhe një rënie e lidhjeve nervore (sinapse) në hipotalamus, si dhe zvogëlim domethënës i receptorëve Ampa për glutamatin, neurotransmetuesi stimulus më i rëndësishëm i trurit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy