Intervista - Bushati: Platforma dixhitale për TVSH, nuk rrit koston dhe nuk cënon biznesin

Intervista - Bushati: Platforma dixhitale për TVSH, nuk rrit koston dhe nuk cënon biznesin

Përpjekja e qeverisë për të minimuzar informalitetin gjatë vjeshtës së vitit të kaluar nxorri në pah problematika të biznesit, lidhur me mos deklarimin e transaksioneve, çka fshehu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar). Duke iu refruar këtij fakti, deputeti I PS-së, Ervin Bushati, e cilëson hapin e duhur formën e Partneritit Publik Privat, për menazhimin dhe gjurmin e zinxhirit të TVSH-së.

 

Në një intervistë për TemA TV, Bushati thotë se ka ardhur koha që ekonomia të ecë në një hap me teknologjinë. Sipas Bushatit orvatjet e biznesit për shit-blerje të TVSH-së, çka krijonte evasion, me platformën e re të gjurmimit të kësaj takse, minimizohen.

 

Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës dhe argumentet e shumë ekspertëve, se kjo platform do të rrisë kostot ndaj biznesit dhe cënon të dhënat e subjekteve, Bushati u përgjigj për mikrofonon tone:

 

“Në të dyja rastet mendoj që nuk qendron si argument pasi konfidencialiteti ruhet njësoj madje mund të ruhet dhe më pak prej shtetit. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se biznesi sot të dhënat i ka të hapura dhe në fakt nuk kanë çfarë të fshehin…ndaj kjo pjesa konspirative më duket qesharake për vitin në të cilin jetojmë.

 

E dyta, kjo platformë nuk mendoj se do rrisi kostot sepse këtu kemi të bëjmë me një investim privat që ka një çelës funksionaliteti të bazuar mbi performancën. Vetëm në qoftë se rriten të ardhurat mbi 11% në vit atëherë paguhet privati.”

 

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy