Buxheti për mbrojtjen, Dyrmishi: Vendet duhet të riprogramojnë buxhetet afatmesme

Buxheti për mbrojtjen, Dyrmishi: Vendet duhet të riprogramojnë buxhetet afatmesme

Eksperti i çështjeve të sigurisë Arian Dyrmishi në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me buxhetin e mbrojtjes për të cilin u shpreh se buxhetet e mbrojtjes kanë ardhur gjithnjë duke u rritur dhe pse në këto dy vite kemi përshkallëzim të kësaj rritje, kjo për shkak dhe të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Ai tha se NATO e ka modifikuar qasjen në raport me shpenzimet dhe tjera ka të bëjë me raportin konkret të vendeve në raport me GDP. Sipas tij këto vende duhet të riprogramojnë buxhetet afatmesme

Koncepti i aleancës së fuqisë dhe zhvillimeve teknologjike të çështjes së mbrojtjes është strukturuar pas mbarimit të luftërave dhe kongresit të Vjenës ku u vendos koncepti balancës dhe ku këto fuqi të mëdha qëndruan të tilla deri në shpërthimin e luftës së parë botërore dhe pastaj kemi një shekull që vijon.

Por nuk është se është larguar koncepti i balancës së fuqisë por dhe i garës, e vetmja gjë që ka ndryshuar është njëlloj ridimensionimi pas rënies së komunizmit kishim një fuqi që kandidonte në fuqizimin gradual të Kinës dhe një rizgjim të Rusisë në një koncept të ri imperial ku kërkon të rikthejë deri diku një rol global të Rusisë.

Gara ka ekzistuar në këtë aspekt dhe buxhetet e mbrojtjes kanë ardhur gjithnjë duke u rritur dhe pse në këto dy vitet e fundit kemi përshkallëzim të kësaj rritje pas agresionit rus në Ukrainë. Kjo garë është mbi 200 vjeçare, por në këto dy vite të fundit është përshkallëzuar më tepër.

I pyetur lidhur me rritjen e borxhit publik, Dyrmishi tha se jo të gjitha vendet kanë pasur të njëjtën strukturë shpenzimesh se një aspekt ka të bëjë me vlerën totale përkundrejt prodhimit bruto  dhe minimumi është vendosur 2% dhe jo tavani.

NATO e ka modifikuar qasjen në raport me shpenzimet dhe tjera ka të bëjë me raportin konkret të vendeve në raport me GDP. Italia dhe Spanja janë dy vende që aktualisht shpenzojnë 1.3% të GDP Spanja, ndrësa Italia 1.5% dhe të arrijnë 2% në këtë kuptim dhe këto janë dy vendet që për të arritur targetin që ka vendosur NATO duhet të marrin borxh publik.

Në përgjithësi është më shumë se sa gjysma e vendeve të NATOs përveç Greqisë, SHBA dhe Britanisë që s’janë në kufi me Rusinë, të tjerat do duhet të riprogamojnë buxhetet afatmesme për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

Vlerësimet reale kryen pas 1-2 viteve pasi janë kryer shpenzimet. Pra kjo garë i ka vendosur në pozita të ndryshme vende të ndryshme në funksion të dy kritereve sa ato kanë shpenzuar dhe duke pasur parasysh GDP e ekonomisë, ekziston dhe presioni për të arritur këto kapacitete ku ne jemi përfshirë këto muaj të fundit qëkur u pa se lufta në Ukrainë po vazhdon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy