
Autoritetet italiane ngrenë alarmin se miliona euro të krimit shqiptar që operon në Itali, financohen në ekonominë e shtetit shqiptar. Prokurori i Antimafias Italiane, Frederico de Raho tha se pasuria e tyre përfshin edhe investimet në tendera publikë. Ndërkohë ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj pranon se 270 të dënuar urdhërojnë nga burgu.



