
INSTAT raportoi se eksportet “Made in Albania” në korrik arritën në 39 miliardë dollarë.
Kryetari i shoqatës “Proeksport Albania” Edvin Prençe deklaroi se ka një trend në rritje, megjithatë ai vuri në dukje se sektori në fjalë ka nevojë ka 20 mijë vende të lira pune dhe ka nevojë për punëtorë.
I pyetur mbi mundësinë e hapjes së fasonerive në zonat rurale, Prençe theksoi se ato kanë kosto të lartë, e kësisoj do të duheshin paketa mbështetëse nga qeveria.
Ndër të tjera ai tha se mbështetja nga qeveria shqiptare për sektorin ka qenë thuajse zero, duke shtuar se një tjetër problematik është forcimi i lekut përballë euros.
Po ta krahasojmë me vitet e shkuara, ku kishte bllokim total të eksporteve, ka një trend në rritje. 130 për qind rritje të kërkesës nga vendeve evropiane. Janë mbi 20 mijë vende të lira që sektori i manifakturës së veshjeve dhe lëkurës ka nevojë, por këto vende janë vakante. Në muajit që vjen do të ketë një hendek edhe më të madh. Patjetër që ka trend në rritje të krijimit të linjave prodhuese në zonat rurale. Por ka një kosto minimumi 80-100 mijë euro. Këtu duhet ndërgjegjësim nga qeveria, të vendos paketa iniciativuese, pse jo edhe paketa mbështetëse për hapjen e fasonerive në zonave rurale. Këto zona po vuajnë shumë dhe kanë migrim në vendet e tjera, sepse s’ofrohet vend pune.
Mbështetja nga qeveria ka qenë pothuaj zero. Problematika kryesore është forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Çdo bashkëpunim me vendet evropiane përkthehet në shuma në euro. Frika jonë është që forcimi i lekut do jetë akoma më i theksuar. Shpresoj që qeveria dhe BSH të ketë politika për ruajtjen e kursit të këmbimit. Rritja e kostove të transportit dhe energjisë elektrike, dhe shumë vende të tjera, që bën të mos jemi kompetitiv me vendet e tjera. Vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetje, që për fat të keq me qeverinë shqiptare s’po ndodh. Shpresoj që në shtator të ketë ndërgjegjësim nga qeveria për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar. Eksportet e forcojnë ekonominë e një shteti. 98 për qind e punonjësve tanë është e përbërë nga gra dhe vajza, është sektori që ka të punësuar shtresën më vunerabël të qeverisë. Duhet të ketë ndërhyrje të qeverisë. Efektet do ishin të menjëhershme dhe të qëndrueshme”.



