Tablet dhe smartfon, Huawei prezanton Mate X-in me palosje (VIDEO)

Tablet dhe smartfon, Huawei prezanton Mate X-in me palosje (VIDEO)

Një smartfon apo një tablet? Pse jo të dyja në një pajisje të vetme? Gjiganti kinez i telekomunaikacionit “Huawei” ka prezantuar smarfonin që përthyhet, një risi që vjen vetëm pak ditë pasi Samsung prezantoi modelin e tij të fundit.

“Huawei Mate X” është një pajisje 5G, me dy ekrane që palosen dhe formojnë një të vetëm. Si smartfon, pajisja është 16.67 cm e gjatë dhe ka një trashësi prej 11mm. Ndërsa si tablet, është 20.3 e gjerë dhe 5.4 mm e trashë.

Smartfoni i fundit 5G ka një shpejtësi të jashtëzakonshme shkarkimi, 4.6 GB për sekondë, që do të thotë mund të shkarkojë një film të plotë në vetëm 3 sekonda.

Prezantimi i tij u bë në Kongresin Botëror të Pajisjeve Mobile, në Barcelonë, të dielën.

Huaëei bëhet kështu kompania e tretë që lançon një smartfon me ekran të paloshshëm. “The Royole FlexPai” është lançuar në fund të vitit 2018 ndërsa Samsung ka lançuar “Galaxy Fold” pak ditë më parë.

Por pavarësisht se është një pajisje e hollë, për “Huawei Mate X” duhet të kesh xhepa të thellë. Dhe kjo në të dyja kuptimet e fjalës. Çmimi i tij nis nga 2 299 euro dhe pritet të dalë në treg nga mesi i këtij viti.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy