I rrethuar nga forca të shumta policie, 21-vjeçari tenton vetëvrasjen (VIDEO)

I rrethuar nga forca të shumta policie, 21-vjeçari tenton vetëvrasjen (VIDEO)

21-vjecari i cili qëlloi për vdekje drejt oficerit të policisë Saimir Hoxha, ka tentuar të vetëvritet ndërsa prej orësh ishte i rrethuar nga forca të shumta policie.

Burimet zyrtare të policisë Lezhë bëjnë me dije se 21-vjeçari është gjetur i plagosur brenda një banese në të cilën policia besonte se fshihej.

Aktualisht i riu po transportohet nga forcat e policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

“Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij.”, shkruan policia në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Aldi Rama vrau mëngjesin e kësaj të marte oficerin Saimir Hoxha.

Prej orësh në kërkim, Rama u bë i mundur të lokalizohej pasi dy të shtëna u dëgjuan në afërsi të zonës ku ndodhi vrasja. Besohet se ky ishte momenti kur Rama i ka marrë jetën vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy