Guterres: Koronavirusi mund të dëmtojë breza të tërë

Guterres: Koronavirusi mund të dëmtojë breza të tërë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëron se bota po përballet me një "katastrofë gjeneratash" për shkak të mbylljes së shkollës, të shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit.

Guterres thotë se prioriteti kryesor duhet të jetë kthimi i sigurt i nxënësve në shkolla.

Në një deklaratë me video, Guterres është shprehur se, që nga mesi i korrikut, shkollat janë mbyllur në rreth 160 vende, gjë që ka prekur rreth një miliard nxënës, si dhe të paktën 40 milion parashkollorë.

Kësaj, siç deklaron ai, duhet t’i shtojmë se më shumë se 250 milionë fëmijë që nuk shkuan në shkollë edhe para pandemisë, si dhe faktin se në vendet në zhvillim, vetëm një e katërta e nxënësve në shkollat e mesme arrijnë të marrin njohuritë themelore.

"Tani ne po përballemi me një katastrofë gjeneratash që mund të marrë me vete një potencial të papërshkrueshëm njerëzor, të minojë dekada të tëra progresi dhe të përkeqësojë pabarazitë ekzistuese", tha Guterres.

"Le të shpëtojmë të ardhmen tonë!" është fushata që lançoi Guterres.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy