Sudimi i ri/ Covid në Itali ka qarkulluar që prej shtatorit 2019

Sudimi i ri/ Covid në Itali ka qarkulluar që prej shtatorit 2019

Covid-19 ka qarkulluar në heshtje që prej shtatorit të vitit 2019 në Itali.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Instituti i Tumoreve dhe Univeristeti i Sienës pas një sërë humultimesh.

Italia ishte një nga shtetet më të prekura në Europë, duke patur shpërthmin e parë të pandemisë pas infektimeve në Kinë, por studiuesit kanë arritur të gjejnë gjurmë të koronavirusit që prej fillimit të muajit shtator 2019 dhe jo në dhjetor  siç mendohej pas rasteve të para. 

Janë analizuar mostrat e gjakut të marra midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020 nga pjesëmarrësit në një shqyrtim të kancerit të mushkërive, ku u gjetën antitrupa ndaj SarsCov2 në '11, 6%, nga të cilat 14% vetëm në muajin  shtator.

"Midis Marsit dhe Prillit ne filluam të reflektonim, në bazë të studimeve të tjera shkencore, nëse koronavirusi në Itali kishte filluar të qarkullonte para datës zyrtare. Kështu që vendosëm të përdorim mostrat e gjakut të mbledhura si pjesë e studimit, i cili filloi në Shtator 2019 dhe më pas u ndërpre në Mars 2020 për shkak të epidemisë ”, shpjegon Giovanni Apolone, drejtor shkencor i Institutit të Tumoreve.

959 persona midis 55 dhe 65 vjeç morën pjesë nën këtë studim, të gjithë duhanpirës të rëndë, nga të cilët 60% burra dhe 50% banorë në Lombardi, shkruan Ansa.

Për befasi të studiuesve, doli se 11.6% (111 nga 959) e këtyre njerëzve kishin antitrupa koronavirus, nga të cilët 14% që në fillim të shtatorit, 30% në javën e dytë të shkurtit 2020 dhe numri më i madh (53.2%) në Lombardi.

Në shtator virusi ka qënë i pranishëm në mostrat e pacientëve që banonin në 5 rajone dhe, në analizën e përgjithshme të mostrave nga shtatori deri në mars, u gjet të paktën një rast i pacientit pozitiv nga 13 rajone.

Në veçanti, sipas të dhënave të botuara në studim, mostrat e para pozitive të regjistruara në shtator u përkasin njerëzve që jetonin në Veneto (3), Emilia Romagna (1), Liguria (1), Lombardia (2) dhe Lazio (1).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy