“Vendimi i udhëheqjes shtetërore dhe politike në Maqedoninë e Veriut për të mos përdorur emrin kushtetues të vendit në fjalimet publike brenda vendit përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, tha ministri i Jashtëm i Greqisë George Gerapetritis.

"Pajtueshmëria me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nuk përfshin zbatimin selektiv të saj," tha Gerapetritis në Luksemburg, përpara një takimi me homologët e tij të BE.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e përshkroi si “turpshme” përfshirjen e emërtimit “Veri” në emrin kushtetues të vendit.



