Hysi: Pakicat kombëtare, vlerë e shtuar e shoqërisë shqiptare

Hysi: Pakicat kombëtare, vlerë e shtuar e shoqërisë shqiptare

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e ka vlerësuar pozitivisht nismën e qeverisë shqiptare për të miratuar një projektligj për pakicat kombëtare. Gjatë debateve për projektligjin për minoritetet sot në Kuvend, Hysi tha se Shqipëria ka ratifikuar Konventën për pakicat kombëtare dhe se këto të fundit janë një vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Shqipëria ka ratifikuar konventën për pakicat kombëtare. Ato anë një vlerë e shtuar e shoqërisë. E vlerësoj pozitivisht nismën e qeverisë për miratimin e një pr/ligji. Ne pasurojmë shoqërinë shqiptare me vullnetin për të mbrojtur pakicat. Hartimi dhe konsultimi i këtij ligji para se të vijë në kuvend është model. Ideja për të pasur një pr.ligj ka qenë shumë e vjetër, që në vitin 2006. Ky projekt u mundësua në vitin 2014 dhe u deshën tre vite punë për të pasur një projekt të mirë. Në Komisionin e Ligjeve ka pasur diskutim dhe të gjithë deputetët e kanë parë këtë ligj me vëmendje dhe duke e vlerësuar atë si një ligj ku nuk mund të bëhet politikë. Pakicat duhen vlerësuar si një vlerë në shoqërinë shqiptare dhe jo si vlerë politike. Ne arritëm të përmirësojmë draftin e paraqitur në mbrojtje të pakicave dhe kurrsesi për të cenuar përkatësinë e tyre”, tha Hysi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy