
Brazili ka hyrë në një fazë të kolapsit të sistemit të shëndetësisë, pasi njësitë e kujdesit intensive në spital janë drejt ezaurimit të kapaciteteve.
Këtë lajm e njoftoi instituti kryesor i shëndetësisë në Brazil, Fiocruz.
Vetëm 2 nga 27 shtetet e Brazilit nuk janë sipër masës 80% të ezaurimit të kapaciteteve në përballimin e koronavirusit.
Pjesa tjetër janë në limite, ndërsa në shtetin e Rio Grande do Sul nuk ka më shtretër të lirë për kujdesin intensive.
Ky alarm erdhi pak orë pasi vendi regjistroi një rekord përsa i përket vdekjeve në 24 orë. 2,841 vetë vdiqën të martën në Brazil, një shifër shumë më e larta se sa maksimumi që ishte me 10 mars.



