Zgjedhjet/ Etjen Xhafaj për MCN: Sovrani foli qartë, koha për punë dhe jo dhunë

Zgjedhjet/ Etjen Xhafaj për MCN: Sovrani foli qartë, koha për punë dhe jo dhunë

Kandidati për deputet i Partisë Socialsite Etjen Xhafaj ka folur për MCN TV lidhur me rezultatin fitues që kjo forcë politike arriti të siguroi nga zgjedhjet e mbajtura në 25 prill.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj u shpreh se e prisnin këtë fitore ndërsa theksoi s tani është koha për të vazhduar përpara me punën.

E prisnim këtë fitore, dhe fitoren nuk e ka shpallur PS por KQZ. Nga njëra anë janë votuesit e Rrogozhinës dhe nga ana tjetër bashkia e Kavajës që gjithmonë ka qenë një betejë duke pasur një numër të ulët dhe tani kemi përmirësuar rezultatin duke fituar edhe Kavajën. Kemi fituar për të vazhduar rrugën e punës dhe jo të dhunës besoj se ja kemi dalë me sukses, por mbi të gjitha me një ekip që e kishte bazën te qytetarët. Kemi bërë fushatë qytetare.

I pyetur lidhur me kërkesën e vazhdueshme për bashkëpunim me opozitën, Xhafaj sqaroi se gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë dhe se sipas tij kjo është koha më e mirë për ta bërë këtë pasi foli sovrani.

Besoj fort se historia e vendit tonë në 109 vitet e fundit është se gjërat e mira bëhen bashkë. Kemi pasur një krizë që nga viti 2013 ku janë krijuar antifice tani kemi pandeminë, tërmetin kemi procesin e integrimit them se ky është momenti për bashkim pavarësisht rezultatit. Populli ka folur dhe verdikti është shumë i qartë. Ka folur sovrani dhe ne na takon të zbatojmë vullnetin e tyre. Ne na duhet të bashkëpunojmë dhe të prodhojmë ekonomi më të mira të gjithë bashkë. Ska skenar ku të gjithë nuk mund të jenë bashkë.

Ndërsa lidhur me deklaratën e fundit të Presidenti Meta ai e cilësoi si një deklaratë normale, pas fjalës së qartë të sovranit.

Pavarësisht gjithçkaje detyra e Presidentit është institucionale. Në këtë rast nuk ka asgjë për tu habitur që të dojë të bëjë punën. Kemi pasur një proces normal dhe të qetë. Nuk kemi pasur probleme për të bërë fushatë qytetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy