Vajza 11-vjeçare e cila u përdhunua në Prishtinë mësohet se ishte raportuar si e zhdukur në qershor të këtij viti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se e mitura ishte dërguar në një qendër strehmi dhe ishte marrë në pyetje.
Kujtojmë që protesta janë zhvilluar së fundmi nga shoqëria civile në Kosovë dhe Shqipëri.
Lidhur me rastin tronditës së përdhunimit të 11-vjeçares dha dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:
Në qershor të këtij viti, e mitura fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur, me ç’ rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, i cili ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe e njëjta është gjetur e intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe, më pas është dërguar në strehimore.
Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresa për ekzaminime dhe vlerësime dhe në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave e mitura është marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit dhe ndaj të njëjtit rast janë duke vazhduar hetimet”.



