
Pyetjes se si lidhet kriza e energjisë elektrike me gazin gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri iu përgjigj duke sqaruar se gazi është baza e ngrohjes në Europë dhe duke qenë se çmimi është rritur 5-6 herë më shumë është rritur kërkesa për energji dhe ky është impakti i parë i gazit. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV Tomorri tha se Shqipëria do të jetë një nga vendet më të prekura nga kriza e energjisë.
“Gazi është baza e ngrohjes në Europë. Duke qenë se çmimi është rritur 5-6 herë më shumë është rritur kërkesa për energji dhe ky është impakti i parë i gazit. Meqenëse çmimi i gazit rritet edhe i energjisë do të rritet. Ne jemi të prekur nga kriza sepse gjithë energjinë e importojmë nga jashtë. Ne do jemi një nga vendet më të prekura”, tha Tomorri.



