FIFA 20 Ultimate Edition, Zidane në kopertinë

FIFA 20 Ultimate Edition, Zidane në kopertinë

FIFA 20 aq e shumëpritur këto kohë, po pasurohet gjithnjë e më shumë me elementë të rinj.

Electronic Arts, pasi përzgjodhi Eden Hazard dhe Virgil van Dijk si imazhe të kopertinës - respektivisht në versionet ‘Standart’ dhe ‘Champions’, ka zbuluar edhe fytyrën e radhës që do të jetë prezente në kopertinën e Ultimate Edition, atë komplete dhe të pajisur me nje sërë opsionesh ekstra të tjera: do të jetë Zinedine Zidane.

Trajneri aktual i Real Madrid (klub që ka një marrëveshje ortakërie me EA Sports), do të kthehet të veshë në botën virtuale e Blancos si futbollist, 13 vjet pas lënies së futbollit dhe nga prezenca e tij e fundit ne videolojëra.

Francezi do të jetë një nga yjet e së shkuarës në dispozicion të përdoruesve.

FUT 20 ICON do të jetë në dispozicion së bashku me atë të ish-kampionëve të tjerë të mëdhenj duke filluar nga Andrea Pirlo e Didier Drogba, te Ian Wright e Ronald Koeman. Dhe përveç tyre pritet të shtohen të tjerë emra të mëdhenj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy