Tradita finlandeze e saunës hyn në UNESCO

Tradita finlandeze e saunës hyn në UNESCO

Kultura finlandeze e saunës i është shtuar listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të agjencisë kulturore të UNESCO-s.

“Banjot në sauna janë një pjesë përbërëse si e jetës së përditshme dhe e festave, ashtu edhe e mirëqenies dhe stilit të jetesës për popullin finlandez”, tha Annika Saarikko, ministre e Shkencës dhe Kulturës.

“Kjo do ta bëjë kulturën tonë të saunës edhe më të njohur në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Pothuajse 90 % e 5,5 milionë banorëve të Finlandës bëjnë një sauna një herë në javë, në një vend që numëron rreth 3,2 milionë sauna.

Kjo është hera e parë që Finlanda hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, e cila përfshin tradita dhe njohuri të ndryshme kulturore, që transmetohen përmes traditave gojore, arteve skenike, ritualeve dhe festave.

Me 3.2 milionë sauna në një vend me 5.5 milion banorë, elementi është lehtësisht i arritshëm për të gjithë. Saunat tradicionale publike në qytete pothuajse u zhdukën pas viteve 1950. Në vitet e fundit, sauna të reja publike janë ndërtuar në sajë të nismave private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy