
Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg, për gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri nën akuzën e korrupsionit pasiv. Në pretencën e lexuar, organi i akuzës kërkoi që krahas viteve të burgut, gjyqtarit Miri t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për 3 vite, dhe gjithashtu kërkoi t’i rikthehen paratë e sekuestruara në banesë.



